Jonas Hofmann, mesfushori i Borussia M’Gladgah, ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe në Gjermani i druhen ndonjë vendimi të autoriteteve që të mos zhvillohet dueli mes “Panzerave” dhe Islandës, e programuar të luhet sonte prej orës 20:45.
“Është një lajm i hidhur pak para ndeshjes, për trajnerin dhe për të gjithë ekipin. Besojmë se do të mbetet vetëm me këtë rast, pasi i kemi zbatuar të gjitha masat e higjienës me disiplinë të madhe deri tani.
Germany's World Cup qualifier against Iceland tonight is in doubt after midfielder Jonas Hofmann tested positive for Covid-19 ?? pic.twitter.com/VEWUpi61Ly
— GOAL (@goal) March 25, 2021
Normalisht do të zbatojmë të gjitha kërkesat e autoriteteve”, është shprehur Oliver Bierhoof, drejtori i ekipit kombëtar të Gjermanisë. Hofmann është stërvitur një ditë më parë me skuadrën në Duisburg dhe është e pashmangshme frika që ndonjë lojtarë tjetër të jetë infektuar me COVID-19. /abcnews.al