Ndryshim historik në Brazil, aprovohet rregulli që mbron trajnerët

schedule10:20 - 25 Mars, 2021

schedule 10:20 - 25 Mars, 2021

Brazil mund të jetë pikënisja e një revolucioni që mbron institucionin e trajnerit. 20 klubet e Brasilierio miratuan rregullin që i kushtëzon klubet në numrin e trajnerëve.

Me 11 vota pro dhe 9 kundër është vendosur që një klube i Serisë A braziliane të drejtohet vetëm nga dy trajnerë brenda një sezoni futbollistik.

Edhe trajnerët nuk do të kenë mundësinë të drejtojnë më shumë se dy klube në një edicion. Por çfarë ndodh nëse një klub e shkarkon edhe trajnerin e dytë? Pasuesi i tij mund të jetë vetëm një pjesëtar i stafit të klubi, kjo është zgjidhja e vetme.

Propozimi i presidentit të CBF është miratuar, pas disa tentativave vitet e fundit.  Ky vendim mund të ndiqet edhe nga kampionate të tjera anembanë botës.

Sikurse edhe dihet, kur rezultatet mungojnë janë trajnerët ata që e pësojnë të parët. Në Brazil tani do të jenë më të matur në zgjedhjet që bëjnë. /abcnews.al