Prej më shumë se 6 orësh forcat zjarrfikëse po mundohen të mbajnë në kontroll zjarrin që përfshiu një magazinë të një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës në Tiranë.
Gazetari Ermal Vija raporton se zjarrfikësit kanë tentuar të futen për të bërë të mundur shuarjen dhe nxjerrjen jashtë një prej punonjësve, i cili ka hyrë fillimisht për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe është bllokuar brenda.
Deri më tani ende nuk ka asnjë shenjë nga Arjan Sala, i cili është shefi rojeve të sigurisë dhe prej disa orësh ndodhet në ambientet e bodrumit të magazinës.
Lexo edhe: Zjarri në magazinë, xhaxhai i rojes që u bllokua brenda i revoltuar: S’na japin asnjë informacion
Nga ana tjetër shërbimet zjarrfikëse janë munduar që flakët të mos dalin jashtë kontrollit në ambiente të tjera.
Ndërkohë që vatra është aktive, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike. Megjithatë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. g.v/abcnews.al