Ankaraja i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e Presidentit Macron se Turqia mund të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale franceze vitin e ardhshëm.
“Ne e konsiderojmë të rrezikshme. Rreth 800 mijë banorë të komunitetit turk që jetojnë në Turqi nuk kanë një axhendë për politikën e brendshme të Francës.
Ne mendojmë se këto deklarata të z. Macron janë për të ardhur keq dhe të papranueshme” deklaron ministria e Jashtme turke.
Por cfarë tha Macron?
Presidenti francez Emanuel Macron shprehu shqetësimin e tij se Turqia do të përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Francë. “Kërcënimet nuk janë të fshehura, prandaj mendoj se duhet të jemi të qartë” tha ai duke rindezur tensionet mes dy vendeve./ db/ Abcnews.al