Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka dalluar gjithmonë për stilin e tij të veçantë. Veçanërisht ai tërheq vëmendje për tatuazhet e shumta që ka në trup.
Por, krijuesi i hitit “Baby” ka treguar për “Daily Mail” se është një vend në të cilin ai nuk do të bëjë asnjëherë tatuazh.
Janë duart e këngëtarit ato që dëshiron t’i mbajë të pastërta, pasi është më praktike kur do që të duket më elegant me veshjen.
“I kam premtuar vetes që nuk do të bëjë tatuazhe në duar”, është shprehur 27-vjeçari.
Ndërkohë, artisti ka zbuluar se ka edhe shumë prej tatuazheve që do t’i fshinte menjëherë.