Prapaskena e Valencias, Gignac: Tentuan të më tundonin me… proshutë

schedule17:13 - 24 Mars, 2021

schedule 17:13 - 24 Mars, 2021

André-Pierre Gignac u largua nga Marseille në vitin 2015 dhe zgjodhi të vijonte karrierën në Meksikë te Tigres. Sulmuesi francez po luan sezonin e gjashtë me skuadrën meksikane.

35-vjeçari ka folur në RMC Sport rreth Marseille, skuadrës së tij të zemrës. Në “Velodrome” kaloi 5 sezone të suksesshme dhe do të dëshironte të kthehej si trajner në të ardhmen. Më pas prapaskena interesante në lidhje me Valencian.

Kam lindur në Martigues, 40 km larg Marseille. E gjitha fëmijëria ime ka qenë e lidhur me OM, familjarët e mi janë të gjithë tifozë të këtij ekipi. Ka qenë ëndrra ime të luaja me Marseille ose Liverpool.

A do të kthehesha sërish aty? E them me sinqeritet që jo, pasi nuk kanë nevojë për mua. Në të ardhmen, unë mund të kthehem si trajner, pse jo? E kam këtë ambicie.

Valencia? Në stol ishte Emery dhe ai me kontaktoi. Biseduam për planet taktike, por në fund refuzova transferimin në Spanjë. Valencia nuk u dorëzua dhe më dërgoi një ‘jamon’ të mirë, një proshutë shumë e shijshme.

Ju betohem që për pak desh pranova kalimin atje“, kujton duke buzëqeshur sulmuesi i njohur francez, i cili ka shënuar 7 gola në 36 ndeshje me kombëtaren franceze gjatë karrierës së tij. /abcnews.al