Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të biseduar me presidentin Donald Trump mbi opsionin e korrigjimit të kufijve me Serbinë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Kosova Press”, sipas të cilës takimi ka gjasa të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Duke cituar burime diplomatike, “Kosova Press” nënvizon se Thaçi dhe Trump do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Muajin e kaluar, këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton deklaroi se administrata amerikane mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe la të hapur mundësinë e pranimit të një marrëveshjeje që mund të arrihet mes tyre. /abcnews.al