Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mister për policinë, 34-vjeçari shqiptar i zhdukur prej një muaj, gjendet i vdekur në pyll

schedule09:05 - 24 Mars, 2021

schedule 09:05 - 24 Mars, 2021

ITALI – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Italia, ku një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në pyll.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për, Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator në profesion i cili jetonte  në Bra të Italisë. Ai është gjetur i pajetë në një pyll jo shumë larg qytetit.

34-vjeçari shqiptar ishte raportuar i zhdukur që nga data 21 shkurt dhe prej asaj data askush nuk kishte dëgjuar për të.



Ditën e zhdukjes Hysaj kishte shoqëruar prindërit e tij për të bërë disa blerje dhe do të duhej të kthehej për t’i marrë por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. E.L/abcenws.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!