Real Madrid dëshiron të formojë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm dhe për ta bërë këtë ata duan të blejnë shërbimet e një mes Mbappe dhe Haaland.
Francezi mbyll kontratën e tij me PSG në verën e viti të ardhshëm, por kriza bën që Real Madrid mund të mos ketë financat e duhura për të blerë dhe paguar Mbappe, që kërkon rreth 30 milionë euro në sezon.
Nga ana tjetër për Haaland interesohen më shumë klube. Chelsea ka financat e duhura dhe e ka seriozisht për blerjen e tij në verë nga Borussia Dortmund, ndërsa edhe Laporta ka zhvilluar bisedime me Raiolan, agjentin e norvegjezit.
Të gjithë këto pengesa e bëjnë të vështirë rrugën e Realit drejt dy talenteve dhe e shtyjnë Perez të mendojë një plan C. Ai quhet Harry Kane, sulmuesi i Tottenham. /abcnews.al


