Vrasja e Mond Çekiçit dhe plagosja te stacioni i Trenit, policia “blindon” rrugët e Durrësit

schedule20:24 - 23 Mars, 2021

schedule 20:24 - 23 Mars, 2021

Vrasja e Mond Çekiçit dhe plagosja e Arbër Tivarit një natë më parë në qytetin e Durrësit ka bërë që autoritet policore të shtojnë kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Burime bëjnë me dije për ABC se në tre komisariatet e këtij qarku, Durrës, Shijak dhe Krujë ka nisur nga sot një zbatim i një plani masash duke shtuar kontrollet në rrugë. Në rrugët kryesore, policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në disa automjete.

Edmond Koçi, i njohur ndryshe i Mond Çekiçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit u vra mëngjesin e së shtunës në automjetin e tij nga dy persona që i zunë pritë. Koçi ishte shok i ngushtë me Edmir Bregun që u vra një muaj më parë në të njëjtin vend ku u ekzekutua 40-vjeçari. Hetuesit kanë dyshime se atentati mund të jetë realizuar nga të njëjtët persona për llogari të personave të tjerë.

Ndërkohë një natë më parë tek ish-stacioni i trenit, u plagos 25-vjeçari Arbër Tivari. Ky i fundit u arrestua sot në spital pasi në banesën e tij u gjetën armë dhe municione, ndërsa në kërkim është 28-vjeçari që e plagosi, Alket Buçpapaj me precedentë të mëparshëm penalë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!