Pronari i një pike këmbimi valutor në Vlorë u dhunua me mjete të forta

schedule13:37 - 17 Shtator, 2018

schedule 13:37 - 17 Shtator, 2018

Dalin detaje të reja për grabitjen e kambistit mbrëmë në Vlorë. Arsen Lilaj ishte i shoqëruar me djalin e tij dhe autorët e kërcënuan me armë.

Tetë mijë euro dhe 4 mijë dollarë i grabitën pronarit të një pike këmbimi valutor mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Kambisti Arsen Lilaj ka qenë bashkë me djalin e tij kur tre persona i dolën para. Njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë. Në kërcënimin e armës dhe në praninë e djalit të tij, ai nuk ka bërë farë rezistencë dhe u ka dorëzuar grabitësve çantën me valutë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Bashkimi” në kohen kur Lilaj mbylli agjensinë dhe po shkonte për në shtëpi. Autorët e kanë qëlluar me grushte dhe pasi kanë marrë çanten me para, u larguan. Vetë Lilaj u vu në ndjekje të tyre por pa rezultat. Policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka vënë në pranga autorët./abcnews.al