Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, akuzon Moskën se po pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Rusia tenton që të pengojë inkuadrimin e Maqedonisë në NATO, siç është rasti edhe me Malin e Zi ku pamë edhe tentativë të dështuar për grusht shtet”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës në fjalimin në fondacionin “Heritage” në Uashington.
Sipas Stoltenberg, ka shumë shembuj se Rusia përzihet në proceset politike të NATO-s dhe të vendeve partnere. Ndërkohë, edhe gjatë vizitës në Shkup, ai ngriti një shqetësim të tillë. Megjithatë nënvizoi se fati i vendit është në duart e qytetarëve, të cilëve u bëri thirrje që të marrin pjesë në referendumin për ndryshimin e emrit./abcnews.al