Ish-çifti i njohur, Kim dhe Kanye i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare duke firmosur divorcing pak javë më parë. Fillimisht u tha se ndarja ishte miqësore, megjithëse dyshja preferojnë të mos përballen me njëri-tjetrin që pas divorcit.
Ndërkohë tani flitet e kundërta, sikur Kanye ende mban shpresa që nuk do të divorcohen.
“Kanye ende nuk e pranon që Kim e ka firmosur divorcing. Ai e di si është Kimi dhe e di që ajo nuk dëshiron këtë. Pavarësisht të gjithave, ai është mirë. Nuk beson se Kim dëshiron t’i japë fund martesës së tyre. E sheh këtë vendimin e divorcit si një lëvizje në lojë shahu prandaj nuk ka reaguar ose të bëjë diçka”, tha burimi.
Ndërsa Kim duket se e ka lënë pas historinë me ish-bashkëshortin dhe po shijon jetën duke shkuar me pushime e duke dalë me mikeshat e saj./abcnews.al