Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroi në “Log.” në ABC se numrat para zgjedhjeve flasin në favor të Partisë Socialiste. Ai tha se sondazhet e thellojnë akoma më shumë rezultatin e zgjedhjeve të shkuara në favor të maxhorancës socialiste.
“Numrat flasin në favor të partisë socialiste. PS ka marrë në zgjedhjet e shkuara më shumë se gjysmat e mandateve në Elbasan. Sipas sondazheve do ta thellojmë këtë rezultat nga 7 në 8 mandate”, u shpreh Mazniku.
Sipas Maznikut, PS është e vetmja forcë politike që mund të organizojë shtetin shqiptar përballë situatës ku ndodhemi, ndërsa me ironi u shpreh se nëse do ishte Basha kryeministër në kohën e tërmetit, do ishte zgjuar në orën 12:00.
“Qytetarët shqiptarë e dinë që PS është e vetmja forcë që mund të organizojë shtetin shqiptar përballë situatës ku gjendemi. E vetmja forcë politike që mund t’i zgjidhi këto sfida është PS.
Nëse do kishte ndodhur tërmeti dhe në pushtet do kishte qenë Basha do ishte zgjuar në orë 12:00. Nuk kishte shkuar në Bruksel për të marrë mbështetjen që mori Rama. Në të gjitha sfidat që kemi nisur, ne do i çojmë përpara”, deklaroi ai./mv.abcnews.al