EMRI/ Plagosja në Durrës, autori i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje

schedule21:28 - 22 Mars, 2021

schedule 21:28 - 22 Mars, 2021

Alket Buçpapaj, autori i plagosjes së 25-vjeçarit Arbër Tivari, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës rezulton i dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje.

Burime bëjnë me dije për ABC se ai është liruar rreth një vit më parë, me 20 Janar të vitit të shkuar. Ndërsa Tivari ka qenë i arrestuar dy herë, për shpërndarje narkotikësh dhe vjedhje.

Tivari dhe Buçpapaj u konfliktuan mbrëmjen e sotme tek stacioni i trenit në Durrës, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës. Sherri mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë mbeti i plagosur në dorë Tivari i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!