Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. ABC mëson se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Arbër Tivari i cili ka pësuar dëmtime në dorë.
Ndërsa autori i plagosjes është Alket Buçpapa. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti. Ndërkohë burime bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.
Ata janë takuar mbrëmjen e sotme tek sheshi përballë stacionit të trenit dhe pasi një sherri mes tyre, Buçpapa ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Tivarit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./mv.abcnews.al