Një 25-vjeçar me iniciale A.T. ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës pas një konflikti të çastit të ndodhur rreth orës 19:20. Policia njofton se është identifikuar autori E.B dhe po punohet për kapjen e tij. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona.
“Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona”, njofton policia./mv.abcnews.al