Operacioni për spiunazh, Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

schedule19:28 - 22 Mars, 2021

schedule 19:28 - 22 Mars, 2021

Qeveria e Bullgarisë ka dëbuar dy diplomatë rusë. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritete bullgare u lanë lënë 72 orë kohë për të lëshuar vendin. Ndërkohë vetëm disa ditë më parë, autoritetet bullgare njoftuan se kishin shkatërruar një grup spiunimi që i dërgonte Rusisë informacione sekrete ushtarake.

Prokurorët thanë se gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës dhe oficerë të tanishëm ushtarak, ishin akuzuar për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO dhe BE-në në Ambasadën Ruse në Sofje.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë i shpalli diplomatët rusë të padëshiruar “persona non grata” më 22 mars sepse ata kishin kryer “aktivitete që nuk janë në pajtim me statusin e tyre diplomatik”.

Ambasada Ruse në Bullgari e quajti vendimin “të pabazë” dhe tha se Moska “rezervon të drejtën e hakmarrjes”. Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i vendit. Por, raportet mes dy vendeve janë lëkundur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!