Nga Robert Langreth, Bloomberg
Pasi u bë e ditur në fillim të vitit 2020 që virusi Sars-CoV-2 përbënte një kërcënim pandemik, studiuesit të cilët kishin qenë duke eksploruar një mënyrë inovative zhvillimin e vaksinave zbuluan dritën në fund të tunelit.
Vaksinat eksperimentale të ARN-së janë njohur për vite me radhë për fleksibilitetin e tyre në momentin e përhapjes së një pandemie. Përpjekja u vlerësua kur, në fund të vitit të kaluar, vaksinat nga Moderna Inc. dhe Pfizer Inc. / BioNTech ishin të parët që rezultuan efektivë.
1.Si funksionojnë vaksinat e ARN-së?
Vaksinat funksionojnë ndryshe nga gjeneratat e mëparshme të vaksinave, pasi i kthejnë përkohësisht qelizat e trupit në fabrika të vogla të vaksinimit.
Ata e bëjnë këtë duke përdorur versione të sintetizuara të një materiali që quhet RNA, një molekulë që normalisht mbart kodimin gjenetik nga ADN-ja e një qelize për prodhimin e proteinave.
Në këtë rast, ARNi udhëzon trupin të zhvillojë proteinën spike që Sars-CoV-2 përdor për të hyrë në qeliza. Kjo, nga ana tjetër, stimulon trupin për të krijuar antitrupa afatgjata ndaj virusit. Vaksinat ARN zhvillohen më shpejt sesa ato tradicionale, sepse prodhimi i tyre nuk kërkon rritje të viruseve ose proteinave virale brenda qelizave të gjalla.
2.Çfarë dimë për efikasitetin e tyre?
Në fazën e 3 që përfshinte më shumë se 30,000 vullnetarë, Moderna ishte 94% efektive në parandalimin e rasteve simptomatike të Covid, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA.
Nuk ka pasur raste të simptomave të rënda tek njerëzit që kanë marrë vaksinën, përkundrejt 30 në grupin e placebo. Vaksina e Pfizer ishte 95% efektive në parandalimin e sëmundjes në fazën e 3 që përfshinte më shumë se 43,000 pjesëmarrës, sipas rezultateve të botuara në New England Journal of Medicine.
Rezultatet e botës reale janë pozitive deri më tani. Të dhënat nga organizata më e madhe e kujdesit shëndetësor të Izraelit zbuluan se pas dy dozave, Pfizer ishte 94% efektive kundër rasteve simptomatike dhe parandaloi 87% të shtrimeve në spital.
3.Çfarë dimë për sigurinë e tyre?
Të dy vaksinat mund të nxisin reagime të forta , veçanërisht pas dozës së dytë, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe ethe.
Për shembull, pas dozës së dytë të Moderna, shumica e njerëzve nën 65 vjeç kishin lodhje dhe dhimbje muskulore; rreth gjysma kishin të dridhura dhe 1 në 6 persona kishin ethe, raporton abcnews.al
Me të dy vaksinat, këto efekte anësore janë më pak të zakonshme tek të moshuarit. Pasi vaksinat u miratuan për përdorim, zyrtarët filluan të vërenin raste të rralla të reaksioneve të rënda alergjike .
Ngjarje të tilla janë të rralla, sipas të dhënave deri më 18 janar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në përgjithësi ato mund të trajtohen me epinefrinë ; një pakicë e vogël e rasteve kishin nevojë për intubim.
Një studim i të dhënave deri më 18 shkurt nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts sugjeroi një normë më të lartë të reaksioneve të rënda alergjike, rreth 2.5 raste për 10,000 doza, por gjithsesi arriti në përfundimin se rreziku i përgjithshëm “mbetet jashtëzakonisht i ulët”.
4.Kush po përhap informacione të rreme në lidhje me vaksinat?
Aktivistët tradicionalë të anti-vaksinave kanë bashkuar forcat me personalitetet e djathta , një lëvizje politike me bazë në SHBA, anëtarët e së cilës mbështesin besimet ekstremiste të përqendruara zakonisht në idetë e nacionalizmit të bardhë.
Konservatorët e profilit të lartë përfshirë personalitetin e Fox News Tucker Carlson kanë ngritur dyshime rreth vaksinave Covid. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, disa platforma online të lidhura me Inteligjencën Ruse kanë përhapur dezinformata në lidhje me vaksinat e ARN-së; Moderna dhe Pfizer janë kompani me bazë në SHBA.
Një studim i Fondacionit Kaiser Family ka zbuluar se skeptikët e vaksinave varen në mënyrë disproporcionale nga Facebook për informacionin e tyre, ndërsa njerëzit që i besojnë vaksinave kanë më shumë gjasa të lexojnë gazeta ose të shikojnë lajme në TV, raporton abcnews.al
5.Çfarë mendojnë ekspertët?
Është e vërtetë që vaksinat u zhvilluan në kohë rekord, por jo për arsye se fazat u anashkaluan. Kompanitë e përshpejtuan procesin duke kryer paralelisht disa hapa testimi dhe në rastin e vaksinës Moderna, qeveria e SHBA-së ndërmori rreziqe financiare duke paguar prodhimin e tyre para se të dilnin rezultatet.
Vaksinat nuk janë miratuar asnjëherë nga FDA : me pak fjalë agjencia ka dhënë vetëm autorizimin e përdorimit emergjent deri më tani.
Ky është një mekanizëm para-ekzistues i krijuar për të shpejtuar aksesin në rast të një emergjence të shëndetit publik siç është pandemia e Covid. Vaksinat Covid duhet të jenë të paktën 50% efektive në parandalimin e sëmundjeve, gjithashtu, vaksinat u verifikuan nga një panel i këshilltarëve të pavarur.
Kritikët i kanë cilësuar vaksinat e mARN-së një formë e terapisë gjenike, duke sugjeruar se dozat mund të ndryshojnë disi ADN-në:por në fakt nuk e ndryshojnë. Që vaksinat mund të shkaktojnë varësi nga antitrupat, ose një rast më të keq të sëmundjes tek ata që sëmuren pavarësisht inokulimit: Ky ishte një shqetësim teorik kur që filloi testimi i vaksinave Covid.
Ne nuk i dimë efektet afatgjata të vaksinave: Kështu ndodh gjithmonë me vaksinat e reja. Por efektet anësore të vaksinës zakonisht shfaqen brenda dy muajve pas vaksinimit, kjo është arsyeja pse FDA këmbënguli që në fillim të sigurojë të dhënat para se t’i autorizojë ato.
Në fakt ka më shumë raporte të efekteve anësore të vaksinave anti-Covid sesa nga vaksinat e gripit. Ky nuk është një krahasim i duhur ose kuptimplotë, sipas Aaron Kesselheim, një profesor i mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit .
Në SHBA, këto raporte nuk tregojnë nëse një vaksinë ka shkaktuar efekte anësore. Duke pasur parasysh numrin e personave që inokulohen, disa njerëz të pafat do të sëmuren dhe madje do të vdesin pak pasi të vaksinohen, pavarësisht nga vaksina. s.ba/abcnews.al