Rritja e rasteve me Covid, BE pritet të mbajë një samit me 25-26 mars

schedule08:43 - 22 Mars, 2021

schedule 08:43 - 22 Mars, 2021

Bashkimi Europian pritet të mbajë një samit në 25-26 mars në Bruksel për shkak të rritjes të rasteve me koronavirus në të gjithë Europën, sipas një zëdhënësi të BE-së.

Presidenti i Këshillit Evuropian Charles Michel, i cili kryeson samitet e BE, mori vendimin për të zhvilluar samitin online të enjten dhe të premten, për shkak të rritjes së rasteve COVID-19 në vendet anëtare”, tha zëdhënësi i tij Barend Leyts në Twitter.

Rastet ditore po rriten në shifra alarmante për shkak të varianteve të reja të Covid, duke detyruar qeveritë të marrin masa më të ashpra.

27 udhëheqësit e BE pritet të diskutojnë procesin e vaksinimet në të gjithë bllokun, si dhe politikën industriale dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë, sipas një deklarate të samitit.

Diplomatët dhe zyrtarët deklaruan se takimet virtuale kufizojnë diskutimet dhe vendimmarrjen, por që nuk priten negociata kritike në samit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!