Tolgahan Sayisman është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije pak orë më parë vetë aktori turk përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se ka vendosur të vazhdojë trajtimin kundër virusit në spital.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i virusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkruan aktori.
Ndërkohë, nuk dihet nëse partnerja e tij, Almeda Abazi është prekur gjithashtu nga koronavirusi. Kujtojmë që bukuroshja shqiptare është në muaj e fundit të pritjes së fëmijës së tyre të dytë. Ata do të bëhen prindër të një vajze që do ta quajnë Alina. /abcnews
.al

