Nevina Shtylla është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja e mirënjohur është shumë aktive në rrjete sociale. ku shpeshherë realizon intervista virtuale me ndjekësit duke ndarë detaje nga jeta e saj personale.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, njëri prej tyre i ka kërkuar moderatores të publikojë një foto kur ka qenë e vogël. Nevina shfaqet me flokët e shkurtra dhe vihet re që ruan po ato tipare të ëmbla dhe sot. “Baby Nevi” ka shkruar ajo krahas fotos.
Kujtojmë që Nevina foli hapur pak ditë më parë dhe për bullizmin që ka përjetuar kur ka qenë adoleshente për shkak se mbante syze. “Nuk është se më shanin në aspektin estetik, po mundoheshin të më bënin të ndihesha keq që kisha një problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazën e adoleshencës që nuk doja t’i mbaja fare në asnjë moment dhe i hiqja fshehurazi mos më shihnin prindërit.“, shprehej ajo. /abcnews.al