Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndodhej sot në Kukës për të inspektuar më nga afër punimet në Spitalin e ri të Urgjencës. Siç u shpreh dhe ministrja, ky spital i ri, sallat e Kirurgjisë dhe Materniteti i ri janë pjesë e transformimit të korpusit spitalor, investimi për qarkun verilindor.
Manastirliu thkesoi se pavarësisht pandemisë, puna nuk është ndalur sa i përket investimeve në kantierët e Shëndetësisë.
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë kujtoi se në Kukës, ashtu si në të gjithë vendin, po vijohet aktualisht edhe me procesin e vaksinimit të arsimtarëve. sb/abcnews.al/