Nuk bashkohet dot me Holandën, Depay kërkesë qeverisë franceze

schedule09:38 - 20 Mars, 2021

schedule 09:38 - 20 Mars, 2021

Kapiteni i Lyon, Memphis Depay, ka një kërkesë zyrtare për qeverinë franceze. 27-vjeçari nuk do të mund të bashkohet me Holandën për të luajtur eliminatoret e Katar 2022, për shkak të masave kufizuese që ka marrë Franca për të mos lejuar udhëtimin e qytetarëve të saj jashtë Francës.

“Qeveria franceze, a mund t’i bashkohem ekipit kombëtar të Holandës ditën e hënë? Kjo do të ishte e drejtë pasi ju bëtë një përjashtim për kombëtaren franceze për të udhëtuar në Europë e për të luajtur ndeshjet!!!”, shkruan holandezi në “Twitter”.

Gjithashtu, në fund të postimit ai i bën tag edhe kryeministrit Emanuele Macron si dhe faqes së UEFA-s. Nuk dihet nëse qeveria do ta lejojëj Depayn të bashkohet me Holandën, pasi masat anti-Covid janë ashpërsuar sërish tashmë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!