Doshi, a nuk mjafton shpallja “non grata” për refuzimin e kandidimit? Celibashi: Duhet verifikim

schedule20:02 - 19 Mars, 2021

schedule 20:02 - 19 Mars, 2021

Pavarësisht ultimatumit të SHBA-së, Tom Doshi u regjistrua si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ilirjan Celibashi i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC u shpreh se përveç Tom Doshit janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin.

Por a nuk mjafton për KQZ fakti që je shpallur “non grata”, konkretisht Doshi në SHBA, për refuzimin e kandidimit?

Patjetër ka nevojë për t’u verifikuar. Ky është një rast konkret dhe vlerësimin për këtë rast, komisioneri do ta bëjë përmes një procesi vendimmarrës dhe nuk do të ishte e dobishme ta komentoja këtë si rast.

Ajo çka mund të them është që ky proces i verifikimit pikërisht presupozon disa institucione vendase dhe ndërkombëtare. Në vlerësim të dokumenteve në raport me ligjin merret edhe vendimi” tha Ilirjan Celibashi./ db/ Abcnews.al