Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta dekretoi katër gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Soreca: Të procedohet me shpejtësi

schedule15:23 - 19 Mars, 2021

schedule 15:23 - 19 Mars, 2021

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka mirëpritur dekretimin nga presidenti Ilir Meta për katër gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë.

“Mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Bashkimi Europian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, deklaron ambasadori i BE Luigi Soreca. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!