Peter Olayinka vazhdon të jetë në nivele të larta dhe të tregoje se është një nga sulmuesit më të mirë, që ka luajtur ndonjëherë në Kategorinë Superiore.
Sulmuesi është titullar sot në Europa Legaue për Slavia Prague ndaj Rangers, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Europa League dhe ka mundur të tundë rrjetën në minutën e 14 dhe të shënojë një gol shumë me peshë në.
Ai godet fort me kokë pas një krosi nga e majta, duke ia bërë të pamundur portierit ta ndalte atë top. Me këtë rezultat Slavia është e kualifikuar, pasi ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1. /abcnews.al