Kryebashkiaku i Kievit mbyll stadiumin, Shakhtar bën gjestin e bukur

schedule19:46 - 18 Mars, 2021

schedule 19:46 - 18 Mars, 2021

Shakhtar Donetsk po përballet me Romën në Europa League, pa praninë e tifozëve në stadium. Një ndryshim i orëve të fundit, pasi ishin shitur 24 mijë bileta dhe fansat ishin bërë gati të mbështesnin skuadrën e zemrës.

Kryetari i Bashkisë së Kievit ndaloi që ndeshja të luhej me praninë e publikut, për shkak të frikës së përhapjes së COVID-19. Shakhtar u gjet i papërgatitur nga ky vendim, por reagoi në kohë dhe me atë që bëri ka marrë respektin e tifozëve anembanë Ukrainës.

Të gjithë ata që kishin blerë biletat u rimbursuan, ndërkohë që ushqimi i blerë për tifozët është shpërndarë nëpër Jetimore. Një gjest mjaft i bukur, në mbështetje të atyre njerëzve që kanë më së shumti nevojë për pak ngrohtësi dhe dashamirësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!