Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pas përplasjes sot në Elbasan mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Kandidati për deputet në listën e Tiranës kërkon që palët të gjejnë gjuhën e dialogut në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi i konfliktit.
“Sulmi fizik dhe kërcënimi ndaj kandidatit PD si vijimësi e përplasjeve të 14 marsit! Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Elbasan ku kandidati për deputet i PD, është kërcënuar me jetë dhe është sulmuar fizikisht nga biznesmenet qe jane mbeshtetes te Rames.
Ky agresion me prapavijë politike vjen vetëm 4 ditë pas përplasjes së dhunshme në Elbasan, ku mbështetësit e PD, u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga elementë të inkriminuar që ishin mes radhëve të simpatizantëve të PS. Këto incidente janë frymëzuar nga Edi Rama, i cili nuk e kursen gjuhën e linçimit dhe provokimit.
E kam paralajmëruar se klima politike është e tensionuar dhe ajo çfarë ndodhi sot në Elbasan është tregues i qartë se palët duhet të gjejnë gjuhën e dialogut në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi i konfliktit” shkruan Shehi