Autoritetet bullgare sekuestrojnë miliona dollarë false, prodhoheshin në një shtypshkronjë në Sofia

schedule15:54 - 18 Mars, 2021

schedule 15:54 - 18 Mars, 2021

Në një operacion të përbashkët me shërbimet sekrete amerikane, policia bullgare ka arrestuar një burrë dhe një grua-të dy të punësuar në universitet.

Policia ka  sekuestruar makineritë dhe kartëmonedhat, në euro dhe dollarë, të cilat prodhoheshin në një shtypshkronjë në Sofia. Vlera e parave false është 4 milion dollarë dhe 3 milion e 600 mijë euro, sipas zyrës së prokurorisë së Sofies.

Forcat e rendit tashmë po hetojnë pistën e organizatës ndërkombëtare: sipas hetuesve dy të dyshuarit janë pjesë e një organizate të tillë; që merret me trafikun e kartëmonedhave false në Ukrainë dhe Europën perëndimore.

Ata do të paguheshin 10 për qind të vlerës nominale të kartëmonedhave të prodhuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!