Jo vetëm Thomas Brdaric, drejtuesit e Vllaznisë gjobisin edhe lojtarët

schedule12:28 - 18 Mars, 2021

schedule 12:28 - 18 Mars, 2021

Ecuria e ndeshjeve të fundit në kampionat për Vllazninë ka qenë e dobët dhe tepër zhgënjyese. 7 pikë në 9 ndeshje janë një mesatare ekipi mbijetesë dhe një gjë e tillë i ka kushtuar kreun e renditjes ekipit shkodran. Trajneri Thomas Brdaric është gjobitur me 1.5 milion lekë të vjetra për shkak të rezultateve negative, teksa janë marrë masa edhe për lojtarët, aktorët kryesorë të sukseseve apo dështimeve.

Me anë të një komunikate zyrtare, Vllaznia, edhe pse nuk përmend shifra, thekson se janë gjobitur edhe lojtarët, me qëllimin për të sjellë reagimin dhe realizimin e objektivit Europa League. Nëse kuqeblutë reagojnë dhe i rikthehen rezultateve pozitive të dy fazave të parë, drejtuesit e klubit do të anulojnë vendimet e marra.

POSTIMI I KLUBIT SHKODRAN

“Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar.

Njoftim për shtyp

Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me…

Posted by KF Vllaznia – Faqja Zyrtare on Thursday, 18 March 2021

Duke qenë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvete kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vetes pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.

Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!