Priten debate në seancën e radhës në Kuvendin e Kosovës

schedule10:29 - 14 Shtator, 2018

schedule 10:29 - 14 Shtator, 2018

Parlamenti i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës, ndër to edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë 7 deputetë, rezoluta në lidhje me çështjen liberalizimit të vizave para dialogut.

Po ashtu, është parashikuar edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe projektligji për shërbimet postare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!