Partia Demokratike ka bërë një sqarim lidhur me numrin e kandidatëve në lista. Në një deklaratë, PD i referohet Kodit Zgjedhor dhe sqaron se ky kod lejon minimumi 177 kandidatë.
KQZ hoqi kandidatë nga lista, ndërsa PD deklaron se ky vendim i shërben PS.
Deklarata e plotë:
Ka një keqkuptim ndër gazetarë, ku thuhet se numri i kandidatëve në lista duhet të jetë jo më shumë se 153. Kodi zgjedhor lejon MINIMUMI 177 kandidatë. Më poshtë është citimi i Kodit dhe një shpjegim i thjeshtë i formulës. Prandaj, PD doli mbrëmë me qendrimin se vendimi për të shkurtuar listen e koalicionit të PD i shërben PS.
Kodi zgjedhor
Neni 67
Pika 4
“Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”
Shembull:
Nese numri i mandateve eshte X, numri i kandidateve s’mund te jet me i vogel se X+2.
Mbi kete numer mund te shtohen te tjere (Y), por nuk mund te zbritet poshte numrit X shtuar 2 kandidate.
Ne cdo rast totali duhet i plotpjestueshem me 3.
Totali X+2+Y, duhet ne cdi rast te plotpjestohet me 3.
Kodi parashikon numrin minimal te kandidateve. Jo numrin maksimal. Numri maksimal nuk ka qene asnjehere i parashikuar nga Kodi.
MINIMUMI I KANDIDATEVE MUND TE JETE 177