Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë prezantimit të planit për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm që ai nuk është i përsosur dhe ka mjaft të meta.
Ai tha se është këtu për të luftuar për secilin prej jush dhe shtoi se do që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit të tij të vogël ku çdo fëmijë të ndihet krenar dhe të mos mendojë të largohet prej saj.
“Unë nuk jam i përsosur, unë nuk jam pa gabime. Të metat disa mi njihni të tjera nuk mi njihni. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush.
Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël dhe ku çdo fëmijë të ndihet krenarë dhe mos mendojë të largohet prej saj”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al