Katy Perry ka ndezur thashethemet se është martuar me të fejuarin e saj, Orlando Bloom. Këngëtarja e mirënjohur është fotografuar së fundmi në Hawaii me një unazë në gisht, e cila u bë shkak për këto thashetheme.
Dyshja kishte planifikuar të martoheshin në dhjetor të 2019-ës, por i shtynë planet për në fillim të 2020-ës, për t’u detyruar më pas t’i shtynin përsëri për shkak të pandemisë.
Ata po shijojnë periudhë më të ëmbël në jetën e tyre, pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë verën e kaluar. Kujtojmë që çifti hollivudian nisën të dilnin në janar të 2016-ës. Ata u fejuan në shkurtin e vitit të ardhshëm kur Bloom i propozoi Perry-t në Ditën e Shën Valentinit. /abcnews.al