Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Serbia ka investuar para kundër krerëve të UÇK”, Zeqaj: Kjo gjykatë, për herë të parë, ka barazuar viktimën me xhelatin

schedule17:25 - 7 Shtator, 2026

schedule 17:25 - 7 Shtator, 2026

Analisti Florian Zeqaj tha në Ballkan Update se procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë do të përfundojë me një lajm të mirë dhe me lirimin e tyre.

Zeqaj e ka cilësuar procesin si një “pengmarrje të politikës”, ndërsa ka ngritur akuza të forta lidhur me ndikimin e Serbisë dhe mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor.

Zeqaj ka kritikuar gjithashtu skenën politike në Kosovë, të cilën e ka cilësuar si “shumë të varfëruar”, duke ngritur pyetjen se pse, sipas tij, elitat politike nuk po mbrojnë më fuqishëm figurat që kontribuuan në ndalimin e luftës dhe gjenocidit të kryer nga Serbia.

“ Presim që lajmi të jetë i mirë dhe triumfues dhe të dalin të lirë nga kjo pengmarrje e politikës. Serbia ka investuar para kundër krerëve të UÇK-së. Kjo gjykatë e ka kapur, apo penguar, strukturën e shtetit të Kosovës, që është bërë me mund, por dhe me kontributin e NATO-s. Çfarë iu kemi bërë atyre elitave që kanë ndalur gjenocidin që ka bërë shteti i Serbisë, që nuk kërkon falje as për 1600 fëmijë që u bëri gjenocid? Skena politike në Kosovë është shumë e varfëruar.

Kjo gjykatë është politike dhe për herë të parë ka barazuar viktimën me xhelatin. Këtu ka pasur dëshmitarë. Është e rëndë për Kosovën që fëmijët e fëmijëve tanë të mësojnë që kjo gjykatë ka dënuar përfaqësues të shtetit për krime.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!