Jona Spahiu është një nga moderatoret më karizmatik të televizioneve shqiptare, e cila po ashtu është edhe një blogere shumë e pëlqyer dhe së fundmi edhe një grua biznesi.
E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli, Jona ka folur ndër të tjera edhe për suksesin e saj të jetës, pikërisht për punën që bën. Ajo tregoi se ka qenë një vajzë e dhënë pas shkollës dhe ka studiuar për finance dhe as e mendonte se do bëhej moderatore. Mirëpo, krejt papritur i ishte ofruar një mundësi për tu bërë pjesë e televizionit, të cilën nuk e kishte refuzuar.
Përtej skepticizmit të të atit për këtë mundësi, i cili donte që ajo t’i përkushtohej shkollës, Jona ia doli të mbaronte studimet për financë dhe po ashtu të niste rrugëtimin si moderatore.
“Ishte kategorik ndaj kësaj: E para, se isha e vogël, e dyta, se do lija shkollën. Mes lotësh bëmë edhe një pakt se nëse unë do angazhohesha duhet të vazhdoja njësoj me mësimet dhe kështu ndodhi. Ai nuk jeton më dhe në vitin e parë të studimeve të mia, unë zgjodha financën pikërisht për ngulmimin e tij se donte të më shihte shpejt të realizuar në jetë. Prezantimi i “Super model”, “Voice Room” apo angazhime të tjera si prezantuese kanë qenë thjesht episode derisa krijova programin tim “Pa filter” që ishte tërësisht i imi dhe unë kam arritur gradualisht aty ku jam sot. “
Në fund, Jona e mbylli fjalën e saj me një mesazh shumë të bukur, që ia ka thënë i ati: “Një gjë që unë e mbaj mend nga babi, është se pak rëndësi ka se nga vjen, rëndësi ka destinacioni yt. Prej nga ti vjen nuk përcakton atë ku ti do shkosh. Unë kam punuar shumë për të shkuar larg dhe të lë gjurmët e mia.”
E në fakt me shumë seriozitet dhe punë, Jona prej së dielës së 14 marsit është pjesë e ABC në moderimin e show-t të humorit “Kosherja”. Në krah të Bes Kallakut në këtë spektakël të ri ja doli mjaft mirë të tregonte se në fakt i kishte munguar ekranit./abcnews.al