Gjermania mbetet e bindur se do të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë qytetarët deri në fund të verës
Ndonëse pezullimi i vaksinës nga kompania e AstraZeneca ka shfaqur shqetësime se Gjermania mund të mbetet pas me fushatën e saj, zëdhënësi i qeverisë siguroi se objektivi i autoriteteve gjermane nuk ka ndryshuar, ndërsa thekson: “Të gjithë qytetarët do të jenë të vaksinuar deri në fund të verës”.
Kujtojmë se Gjermania i është bashkuar listës së vendeve që kanë vendosur të pezullojnë vaksinën nga kompania AstraZeneca pas rasteve të raportuara për mpiksje gjaku.
/abcnews.al/