Një 54 vjeçar me precedent penalë ka shkaktuar 11 viktima dhe 40 të plagosur në një provincë në lindje të Kinës. Fillimisht ai përplasi turmën e njerëzve me automjetine tij e më pas doli duke i qëlluar me thikë. Autori i masakrës u shpreh se kjo ishte një hakmarrje ndaj shoqërisë.
Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur pasi një automjet i tipit fuoristradë përplasi një trumë me njerëz në një shesh në lindje të Kinës. Shoferi ia utomjetit një 54 vjeçar me precedent penalë u arrestua nga policia në vendngjarje. Ngjarja ndodhi ndërsa banorët e provicës ishin mbledhur për të festuar dhe po kërcenin në shesh. Nga hetimet e deritanishme të policisë nuk rezulon se akti mund të jetë i natyrës terroriste. 54 vjeçari rezulton i dënuar më parë për trafik droge, grabitje dhe agresion. Sipas deklaratave të para të bëra para agjentëve, ai tha se e kishte bërë për tu hakmarrë ndaj shoqërisë. Dëshmitarët okularë u shprehën se ai filloi të qëllonte me thikë pa pasur parasysh nëse godiste fëmijë, gra apo të moshuar./abcnews.al
Kinë/Përplas me makinë një turmë njerëzish dhe i sulmon me thikë
schedule23:45 - 13 Shtator, 2018
schedule 23:45 - 13 Shtator, 2018