Është konsideruar si një revolucion gjinor vendimi i autoriteteve në Nju Jork për të vendosur gjininë X në certifikatat e lindjes. Komuniteti transgjinor njujorkez dhe LGBT flasin për një vendim historik.
“Gjinia X”: do të mund të shkruhet dhe kështu në certifikatat e lindjes për ata që lindin në Nju Jork dhe që nuk e shohin veten as në gjininë mashkullore dhe as në atë femërore. Vendimi është miratuar nga mazhoranca e këshillit të qytetit dhe do i lejojë dhe prindërit që të mund të zgjedhin shenjën X për të vendosur për gjininë e fëmijës së tyre të porsalindur. Komuniteti transgjinor dhe ai LGBT e ka festuar këtë vendim duke e konsideruar historik. Të rriturit që dëshirojnë mund të ndryshojnë tashmë certifikatën e tyre të lindjes pa qenë e nevojshme një certifikatë mjekësore.
Disa shtete si Kalifornia, Oregon dhe Montana e lejojnë prej kohësh ndryshimin e gjinisë në certifikatën e lindjes pa një autorizim mjekësor, por nuk parashikojnë shenjën X në vend të Mashkull apo Femër. Zëdhënësi i këshillit të qytetit u shpreh se ishte një ditë historike për sa i përket gjithëpërfshirjes dhe barazisë, ndërsa demokrati Bill de Blasio do të firmosë ligjin që do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2019-s./abcnews.al