Brenda muajit qershor vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kenë në dispozicion 10 milion doza të vaksinës anti-Covid të Pfizer – BionTech.
Lajmi është konfirmuar nga presidentja e komisionit të Bashkimit Europian, von der Leyen e cila tha se është firmosur një marrëveshje e re me kompaninë farmaceutike.
“E di se sa i rëndësishëm është tremujori i dytë për aktivizimin e strategjive tona për vaksinimin anti-Covid në vendet anëtare të Bashkimit Europian”.
Ajo shtoi se këto 10 milion doza të para do të çojnë në më shumë se 200 milion numrin e dozave totale të BionTech – Pfizer në tremujorin e dytë, dhe se ky është një lajm shumë i mirë.
Sipas saj një gjë e tillë do të bëjë të mundur që shtetet anëtare të kenë hapësirë për të mbushur boshllëqet e dorëzimeve. Dozat në fjalë vijnë nga opsioni i 100 milion dozave të marrëveshjes së dytë BioNTech-Pfizer, të parashikuara për tremujorin e tretë dhe të katërt të 2021-shit./abcnews.al