Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër “rikthim” për Ibrën, bomberi gati për sfidën me United

schedule20:59 - 16 Mars, 2021

schedule 20:59 - 16 Mars, 2021

Tjetër rikthim për Zlatan Ibrahimovic. Pas rikthimit në kombëtaren suedeze pas plot 5 vite mungesë, 39-vjeçari është stërvitur me ekipin ditën e sotme dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin me Manchester United.

Kujtojmë që sulmuesi veteran nuk luan që nga ndeshja e 28 shkurtit me Romën dhe sipas raportimit të “Sky Sport Italia” ai pritet të jetë gati për sfidën e kthimit me United në Europa League.

 

Rikthimi i tij konsiderohet shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, pasi ata kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit. Ende nuk dihet nëse Zlatan do ta nisë sfidën si titullar, por rëndësi ka fakti se ai është kthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!