Barcelona sot dhe nesër jeton orët më të vrullshme jashtë fushës. Joan Laporta, i zgjedhur president i klubit në zgjedhjet e 7 marsit, duhet të sigurojë një fond solidariteti për klubin, i vlefshëm me 15% të buxhetit vjetor të Barcelonës, që në këtë rast konsiston me 124.6 milion euro.
Kjo shumë duhet të dorëzohet në llogarinë bankare të klubit në një afat prej 10 ditësh nga zgjedhjet, pra nesër para orës 00:00. Ky mision duket shumë i vështirë nga ajo që raportojnë mediet spanjolle. AS zbulon se Laporta po bisedon me fonde dhe banka dhe deri nesër do jetë në luftë të ethshme me kohën.
Nesër pritet të mësohet gjithçka, por nëse dokumentet nuk dorëzohen do ketë shumë probleme. Klubin do e marrë në dorë një tjetër president i përkohshëm, i cili do duhet të thirri e të organizojë zgjedhje të reja, që do ishte një goditje e madhe për Barcelonën. /abcnews.al