Një ekspert ka dënuar veprimet e disa vendeve europiane për pezullimin e AstraZeneca.
Gjermania, Franca dhe Italia janë midis atyre që kanë pezulluar vaksinimet me AstraZeneca në pritje të një përgjigje nga Agjencia Europiane e Barnave . Vendimet e vendeve për pezullimin e vaksinës janë paraprake dhe u bazuan në raportet e mpiksjes së gjakut në disa pacientë.
Por profesori Lawrence Young, një virolog dhe specialist në onkologjinë molekulare në Universitetin e Wareick, tha se vaksina nuk shkakton mpiksje gjaku.
“Unë mendoj se është e papërgjegjshmëri të ndërpritet një program vaksinimi kur normat e infeksionit janë kaq të larta dhe njerëzit do të sëmuren duke shkaktuar edhe vdekje nga mos vaksinimi, të cilën ne e dimë – dhe siç tha Organizata Botërore e Shëndetësisë tejkalon shumë rreziqet që lidhen me sigurinë e vaksinave.
“Unë mendoj se (pezullimi) jo vetëm që do të ndikojë në praktikat e përdorimit të vaksinave në lidhje me të gjithë njerëzit e gatshëm për t’u vaksinuar por gjithashtu minon besimin në këtë vaksinë dhe vaksinat e tjera.
Ne e dimë që shumica janë skeptikë ndaj vaksinave dhe kjo do të thellojë më tepër skepticizmin. Prof Young gjithashtu tha se kishte shumë pak ndryshim midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, nëse do të llogaritej numri i personave që kanë raportuar mpiksje të gjakut.
“Pse të zgjidhni vaksinën AstraZeneca mbi çdo vaksinë tjetër? Duket si një vendim mjaft i çuditshëm,” shtoi ai.
AstraZeneca këmbëngul se vaksina është e sigurt. Kompania farmaceutike ka deklaruar gjithashtu se nga 17 milion njerëz në BE dhe MB që u është dhënë një dozë, raportuan më pak se 40 raste me mpiksje gjaku./abcnews.al