Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Je njësh”, Spiropali: E di, por më lejoni një orë për (ditëlindjen) veten time! Duma: E meriton (Debati)

schedule23:23 - 15 Mars, 2021

schedule 23:23 - 15 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme Endri Xhafo vendosi përballë në studion e “Log.” Grida Dumën dhe Elisa Spiropalin, si dy nga drejtueset e fushatës së PS-PD në qarkun e Tiranës.

Gjatë emisionit kishte disa momente kur debati mes dy protagonisteve ishte i fortë, teksa për Elisa Spiropalin ishte një ditë e veçantë, pasi festonte ditëlindjen e 38-të.

Debati në studio mes Dumës dhe Spiropalit

Elisa Spiropali: Si e latë se ishit 8 vite në qeverisje? Jeni, si e latë dhe ku ju mbeti, vaj vatani dhe mjerë mileti, kjo është lista luaj, ky është programi juaj, si do ta bëni me të njëjtët njerëz që bëtë atë katastrofën e 2013?

Grida Duma: Je njësh pra, ça ke, tani?

Elisa Spiropali: Që jam njësh e di…

Grida Duma: Mbylle pra tani, ça ke?

Elisa Spiropali: Me kaq përfundova, se besoj i kam dhënë mjaftueshëm kohë studios tuaj të nderuar, më lejoni të kemi një orë të kësaj dite për veten time (referuar ditëlindjes).

Grida Duma: E meriton atë një orë…

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!