Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin e divorcit nga bashkëshorti, Patris Berisha. Ajo ka vendosur që të thyejë heshtjen me disa postime në rrjetin social, Facebook, si një përgjigje për ish-partnerin e aj.
Në qendër të këtyre postimeve, ishin tiparet e narcistëve që mesa duket Tuna hedh kunja ndaj Patrisit.
“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë”, shkruhet në postimin e parë të këngëtares.
“Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba “deadbeat” (pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk paguajnë mbështetje për fëmijët). Në mendjen e një narcisti, çkado që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre”, shkruhet në postimin e dytë të Tunës.
Në foton e dytë shkruhet për dashurinë e narcistëve.
“Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzim. Vetëm zëvëndesojë fjalën “dashuri” me “shfrytëzim” dhe merr sens e gjitha. Gjithmonë do të shfrytëzoj. Askë nuk do ta shfrytëzoj aq shumë sa të shfrytëzoj ty. Ti je shfrytëzimi i jetës sime. Do të shfrytëzoj përgjithmonë, Shfrytëzimi im, do jem gjithmonë shfrytëzuesi yt”.
Ndërkohë këngëtarja e mbyll serinë e postimeve duke theksuar se narcistët janë hipokritë.
“Të gjithë narcistët janë hipokritë. Ata pretendojnë të ketë moral dhe vlera, gjëra që si posedojnë. Prapa dyerve të mbyllura, ata gënjejnë, fyejnë, kritikojnë, dhe abuzojnë. Ata bëjnë dhe thonë çkado që duan por si guxon t’iu thuash mbrapsht apo t’i kritikosh. Ata kanë një rend të rregullave për të tjerët por nuk ndjekin asnjë për vete dhe nuk praktikojnë asgjë të asaj që predikojnë”./abcnews.al