Joan Laporta u zgjodh presidenti i ri i Barcelonës dhe si i tillë do i duhet të kthejë Barcelonën të shëndetshme financiarisht dhe sportivisht. Në lidhje me triumfin e Laportas ka folur për herë të parë Xavi. Ish-mesfushori, tani trajner i Al Sadd, ka elozhe për Laportan dhe flet për të ardhmen e Messit.
“Laporta është presidenti më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Jemi miq të mirë, e njoh shumë mirë atë, do të bëjë më të mirën për Barçën. Është presidenti më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Kështu që Barcelona do kthehet, si nga ana sportive edhe financiarisht.
Jam në kontakt të vazhdueshëm me të. Ka shumë çështje për të zgjidhur, por Laporta mund të rregullojë gjithçka. Inshallah Messi qëndron. Barcelona ka nevojë për të dhe Messi ka nevojë për Barcelonën. Shpresoj të vazhdojë në Barcelonë”, u shpreh Xavi. /abcnews.al

