Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? Komenti që zbuloi “sekretin” e çiftit

schedule16:15 - 15 Mars, 2021

schedule 16:15 - 15 Mars, 2021

Çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku duket se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Dyshimet janë ngritur pas një komenti që këngëtarja i ka bërë blogeres së njohur Vjosës. Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa Xhensila i ka shkruar “urime”.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke hedhur kështu dyshime për një shtatzëni të dytë të këngëtares.

Ndërkohë ende nuk ka një konfirmim për lajmin e ëmbël nga çifti, por ajo që vihet re tjetër është se Xhensila kohët e fundit në rrjetet sociale është shfaqur e veshur vetëm me rroba të gjera.

Kujtojmë që çifti kanë edhe një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin e rrallë, Ajka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!