Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshimet për efektet anësore të vaksinës së AstraZeneca, OBSH nis hetimet

schedule15:16 - 15 Mars, 2021

schedule 15:16 - 15 Mars, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar të hënën se paneli i tyre këshillues është duke analizuar raportimet e fundit rreth sigurusë së vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca.

Megjithatë, agjencia shtoi se deri më tani nuk ka të dhëna që të këtë ndodhur ndonjë incident shëndetësor për shkak të vaksinës.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier shprehet:

“Sapo OBSH të ketë marrë një pasqyrë të qartë të këtyre ngjarjeje, të zbulimeve, mund të bëhet ndodnjë ndryshim në rekomandimet aktuale që do t’i komunikohen menjëherë publikut. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që të jenë shkaktuar incidente nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë dhe të largojmë formën e rëndë të sëmundjes nga virusi.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!