Ledri Vula dhe Sara Hoxha po shijojnë periudhën më të ëmbël të jetës së tyre pasi u bënë prindër për herë të parë në dhjetorin e kaluar. Dyshja e famshme janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë shpeshherë momente me të voglën e tyre, Poem Blu.
Ata janë treguar “dorëlëshuar” përsa i përket portretit të së voglës, duke e zbuluar menjëherë që pas ardhjes në jetë të saj. Ledri është një baba i përkushtuar dhe këtë e ka treguar shpeshherë. Së fundmim ka qenë Sara e cila ka publikuar një foto të ëmbël të dy personave më të shtrenjtë.
Në foton e publikuar në Instastory, shihet Ledri që fle pranë së bijës. “Mirëmëngjes” ka shkruar Sara krahas fotos. Kujtojmë që Ledri i ka dedikuar dhe një këngë vogëlushes, në të cilën flet për ndjesitë e tij që kur mori vesh se do të bëhet baba për herë të parë. /abcnews.al